fbpx

Gazetarët e Maqedonisë në Strasburg do të mund të denoncojnë frikën

-

Internet platforma e re që Këshilli i Evropës përpiloi me Federatën Evropiane të Gazetarëve ( FEG), “Reporterë pakufi” dh shoqata të tjera gazetareske nëpërmjet të cilave gazetarët evropian do të mund të informohen me çdo lloj frikësimi ose sulmi, do ta kenë dispozicion edhe gazetarët e Maqedonisë, theksoi për “Metën” kryetari i FEG-së, Mogens Bliher Bjeregrad.

Këshilli i Evropës më 4 dhjetor të këtij viti, firmosi memorandum për shoqatat, kurse platforma do të fillojë të funksionojë gjatë vitit 2015.

Gazetarët do të mund të denoncojnë të gjitha sulmet verbale dhe fizike, tentimet për frikësim, kërcënime ndaj tyre ose burimeve të tyre nga shoqatat vendase, të cilat pastaj informojnë Federatën në Bruksel, e cila nga ana tjetër rregullisht do të informojë Këshillin e Evropës, për gjendjen e secilit vend anëtar.

Për gazetarët e Maqedonisë, konkretisht, kjo do të thotë se çdo sulm ose tentim për heshtje, përfshirë edhe diskreditimet dhe etiketimet publike, kuptohet edhe rastet më ekstreme do të mund të denoncohen në organizatat evropiane, shpjegojnë nga FEG-ja.

Frikësimet e vazhdueshme, kërcënimet dhe presionet  me të cilat ballafaqohen gazetarët e Maqedonisë sistematikisht do të evidentohen nga Këshilli Evropian. Federata do të vazhdojë të kërkojë lirimin e gazetarit Tomisllave Kezharovski. Organizata jonë , prej tani  do ta shënojë çdo shkelje të të drjetave të gazetarëve. Sa i përket lirës së mediumeve Maqedonia  nuk guxon më të jetë ndër nxënësit më të dobët të kontinentit- deklaroi për “Metën”, kryetari i FEG-së.

Kjo platformë ka për qëllim të përmisimit të sigurisë dhe kushteve për punë të gazetarëve evropian dhe do të shërbejë si vegël për presionin politik ndaj shteteve që shkelin të drejtat dhe liritë e gazetarëve,  në të cilën fushë sipas të gjitha radhitjeve Maqedonia shënon rënie të vazhdueshme.

T.M.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.