fbpx

Do ta pësojnë më të rrezikuarit: Protestë kundër Ligjit për honorarë

-

“Nuk do t’ju paguajmë”, “Jo reketit shtetëror”, “drejtësi sociale”, “nuk do ju kalojë”, “bashkë jemi më të fortë”, “do të fitojmë”, me këto brohoritje protestuesit sot i porositën Qeverisë se nuk do të pajtohen me miratimin e ligjit të ri për sigurim të detyruar social. Të tjerët u mblodhën në parkun “Grua luftëtare”, saktë në mesditë, dhe prej atje u drejtuan kah Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe në fund para Qeverisë.

Në mesin e të pranishmëve kishte gazetarë, përkthyes, aktorë, punonjës të filmit dhe muzikës, të  punësuar në sektorin civil, të cilët me brohoritjet e tyre Qeverisë i dhanë porosi nëpërmjet parullave “gojë e madhe do të hajë”, “ushqe qeverinë të të hajë”, “parajsa tatimore u shëndrrua në ferr”, “plaçkitje”, “të gjithë jeni mafje”, “sa panorama do të mbushni me 35%”, “tatimi yt e ardhmja e tyre”, “Kole Nedelkovski- Deri kur pëshpëritje pa jehonë? Mjaft o vëllezër që jemi mall i robër të shekullit”, “ulni honorarët e funksionarëve”, “honoraristët nuk janë pasanik”, “ç’di fëmijëa është 35%”, “shes veshkën të paguaj kontributet” dhe shumë të tjera.

Në proteusin para Qeverisë u drejtua Tamara Çausidis nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Media. Çausidis tha se ky ligj shumë seriozisht i prek edhe gazetarët.

  • Ne gazetarët shumica jemi honoraristë, sepse ashtu na mbajnë në zinxhirë, lehtë të të pushojnë nga puna dhe të të shëndrrojnë në propagandues- tha Çausidis para Qeverisë.

Dejan Lutovski nga lëvizja majtiste “Lenka” tha se është gabim pohimi i Qeverisë se kjo masë sociale do t’i ndihmojë ata që janë kategori më e rrezikuar.

  • Kjo masë do t’i dëmtojë punëtorët më të rrezikuar- tha Lutovski

Sipas ndryshimeve ligjore nga 1 janari i vitit 2015 duhet të paguhet 35% e honorarëve për kontribute dhe tatime,  në vend të 10 përqindjeve që s ishte sikurse më tanimë. Këto 35% për tatim shëndetësor, pensional dhe tatim personal do të paguajnë ata që marrin honorar nga marrëveshjet në vepër ose marrëveshje autoriale mbi vlerën e  pagës minimale prej 9,590. Pagesa e kontributeve marrëveshjet në vepër ose marrëveshje autoriale nuk vlen për sportistët profesional, funksionarët, deputetët, këshilltarët dhe bartësit e funksioneve publike, ekspertët, drejtorët falimentues etj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.