Kontraceptivët për Erdoganin janë tradhti

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vlerësoi se kontraceptivët paraqesin “tradhti” sepse konsideron se këta me siguri do të “shterë” një gjeneratë të tërë.

Këtë deklaroi mbrëmë në ceremoninë e martesës së djalit të tij biznesmenit Mustafa Kefelija.

Për përforcimin  kombit tonë nuk mjafton një ose dy fëmijë. Na duhet gjeneratë e re dhe dinamike. Me patjetër duhet që Turqinë ta sjellim në nivelin e civilizimit modern- ka deklaruar Erdogan çiftit të sapomartuar.

Erdogan në nëntor shkaktoi pakënaqësi tek feministet me deklaratën se çdo grua të paktën duhet të lind nga tre fëmijë dhe se gratë nuk janë të barabarta me burrat.

Presidenti turk ka katër fëmijë- dy djem dhe dy vajza.

Numri i banorëve të Turqisë viteve të fundit u rrit dhe sillet mbi 76 milionë banorë.