Jo emri, por irredentizmi i qeverisë maqedonase është elementi kyç që krijon problem mes Maqedonisë dhe Greqisë sipas shefit të ri të diplomacisë greke, Nikos Kozias.
Kozias, në intervistën për emisionin 360 shkallë në televizionin grek “Alfa” theksoi raportin e qeverisë maqedonase si problemin më të madh mes dy palëve, duke nënvizuar se pala maqedonase duhet të ndaloj këtë raport ndaj Greqisë dhe mirë të mendoj çfarë zgjidhje reale është e gatshme të pranoj.
“Problemi me IRJM-në nuk është emri. Emri vetëm shton problemin. Prapa emrit fshihet problemi i vërtetë e ai është irredentizmi” deklaroi Kozias.
Ministri i ri grek për punë të jashtme theksoi se është i gatshëm të zgjidh çështjen e emrit, por konsideron se komuniteti ndërkombëtarë duhet të bëj presion të madh ndaj qeverisë maqedonase që të ndërmerret ndryshim i pozitave irredentiste që bllokojnë zgjidhjen e këtij kontesti.
“Partnerëve tanë të huaj u themi se dua të zgjidh problemin e emrit, por që të arrihet kjo, në vend që të na parashtroni neve pyetje, është kohë të fillojnë të bëjnë presion ndaj Shkupit, ndaj IRJM-së, që mos të sillet ashtu siç sillet, duke menduar se të gjitha presionet do të jenë ndaj nesh. Është koha që kjo qeveri të mendoj për zgjidhje të duhura që është e gatshme t’i pranoj” theksoi Kozias.
Qëndrimet e reja janë në linjë identike me atë që tanimë dy vite e dëgjojmë nga kryeministri aktual, Aleksis Cipras. Ndërsa ai, ende pa formuar qeverinë, dërgoi kritikë të qartë ndaj qeverisë maqedonase për sjellje irredentiste, duke theksuar se qëndrimi i tillë, së bashku me tendencat nacionaliste nga të dyja anët, vetëm e bllokojnë zgjidhjen e problemit mes dy palëve dhe i dëmtojnë raportet e të dy vendeve.