fbpx

Kozias kërkoi Gjermania mos bëjë presion për emër me kompromis

-

Kontesti me emrin u gjet në agjendën e bisedimeve të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kozias dhe kolegut të tij gjerman, Frank Uolter Shtajnmajer. Në takimin e djeshëm në Berlin, sipas gazetës “Katimerini”, Kozias ka përmendur kontestin e emrit dhe problemin me Maqedoninë. Kozias, gjoja ka apeluar deri tek pala gjermane të reagojë dhe të ndikoj tek pala maqedonase që qeveria maqedonase të pranojë zgjidhje kompromisi.

Sipas “Katimerini”, Kozias planifikoj pjesën më të madhe të takimeve me kolegë të huaj të shfrytëzoj që të ketë qasje më ndryshe nga BE-ja dhe SHBA-të ndaj çështjeve që prekin politikën greke, siç janë problemet greko- turke dhe gjendja në Ballkan gjegjësisht kuptim më të madh dhe pranim të pozitave greke. Analiza e gazetës tregon se diplomatët grek konsiderojnë se takimet në Berlin dhe takimet e sotme në Moskë mund të jenë të dobishme që të ketë kuptim më të madh për kërkesat greke.

“Gjermania tanimë është e involvuar në bisedimet dhe negociatat që zhvillohen në Ballkan, duke intervenuar, menaxhuar dhe duke bërë presion ndaj Serbisë dhe Kosovës. Është i rëndësishëm edhe involvimi i Berlinit në kontestin e emrit në veçanti përmes Samitit të shteteve të Ballkanit Perëndimorë sepse e ka vendosur çështjen e emrit si parametër për stabilitet në rajon dhe ngadalë intensifikon involvimin në zgjidhjen e kësaj çështje”, shkruan “Katimerini” duke analizuar logjikën dhe lëvizjet e ministrisë së jashtme greke nën udhëheqjen e Kozias.

M.P.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.