fbpx

Gruevski- Peterle: BE dhe NATO janë përcaktim thelbësorë i Maqedonisë

-

Kryeministri Nikolla Gruevski sot u takua me bashkë- kryesuesin e komitetit të përzier parlamentar të R. së Maqedonisë dhe BE-së, Alojz Peterle.

Sipas njoftimit të Qeverisë në takim bashkëbiseduesit kanë biseduar për proceset integruese të RM-së, reformat që realizohen në disa sfera të shoqërisë dhe plotësimin e masave sipas planit për përparim dhe anëtarësim të shtetit në BE dhe NATO, si përcaktim thelbësorë të RM-së.

Kryeministri ka thënë se për qeverinë anëtarësimi në BE paraqet përcaktim të rëndësishëm për çka në mënyrë intensive punohet në realizimin e reformave të mëtutjeshme që do të mundësojnë avancim. Gruevski ka shtuar paralelisht po ndërmerren masa në disa fusha të shoqërisë e që synimi është të përmbushen kriteret e vizatuara, përmirësimi i cilësisë së punës dhe mundësimi i avancimit në fusha të ndryshme, për çka nevojitet zhbllokim të procesit dhe avancim në proceset integruese të shtetit.

Në takim janë këmbyer mendimet për situatën aktuale politike në vend ku kryeministri Gruevski ka theksuar rëndësinë dhe ka falënderuar për mbështetjen aktiv të nismës komitetin e përzier parlamentar dhe BE-në për tejkalimin e krizës politike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.