fbpx

Gjorçev porosit KSHZ-në që të mos mendoj të falsifikoj vullnetin e qytetarëve

-

Është koha që KSHZ t’i publikoj rezultatet finale nga zgjedhjet parlamentare dhe është koha pas një natë- ditë, KSHZ t’i publikoj mandatet, deklaroi sot pasdite në konferencë shtypi bartësi i VMRO DPMNE-së në NJZ 6, Vlatko Gjorçev.

“Është e qartë që VMRO DPMNE është fitues. Është e qartë që VMRO DPMNE ka fitore të qartë si kristali me diferencë të dukshme. Është koha KSHZ pas një natë- dite të del me rezultatet finale. Jemi të brengosur sepse kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski sot pasdite, në orën 12 është larguar me shpjegimin se patjetër ka pasur të flejë prej orës 12 deri 19. Në ditën më të rëndësishme, njëherë në katër vite kur duhet ta kryej punën. Roli i KSHZ-së është një herë në katër apo dy vite të realizoj zgjedhje”, tha Gjorçev.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se në shtet shumë më të mëdha, që kanë nga 300 milionë banorë, ku rezultatet janë më të ngushtë, për disa mijëra vota, komisionet zgjedhore e atyre shteteve, disa orë më pas i publikojnë rezultatet.

Ai apeloi që të respektohet vullneti i qytetarëve të Maqedonisë.

“Maqedonia dje votoi, konstatojeni këtë, numëroni votat dhe publikoni mandatet. Në Maqedoni kishim zgjedhje të rregullta, e tërë Evropa pranoi rezultatet dhe vëzhguesit thanë se zgjedhjet kanë kaluar sa më mirë dhe të pranohen rezultatet dhe t’i urohet fitorja gjegjësisht VMRO DPMNE-së, tha Gjorçev, i cili porositi KSHZ-në që mos të mendoj të falsifikoj vullnetin e qytetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.