Në krye të BBC-së janë njerëz që janë të zgjedhur sipas shkathtësive dhe profesionalizmit dhe prej tyre kërkojmë t’i lënë qëndrimet e tyre politike në shtëpi, thotë ambasadori britanik Çarls Garet, si koment ndaj propozimit të VMRO DPMNE-së në radio- televizionit maqedonas të ketë dy redaktorë, njëri nga pushteti dhe tjetri nga opozita.

“Në servisin publik britanik BBC dhe institucionet tjera publike vendosim njerëz sipas shkathtësive dhe profesionalizmit që posedojnë. Kërkojmë prej tyre që t’i lënë në shtëpi qëndrimet e tyre politike. Por, këtu ju ngel grupeve të punës të partive politike që të zgjidhin këtë dhe të konfirmojnë atë që mendojnë se është më përkatëse për çështjet që diskutohen” tha Garet në prezantimin publik të dokumentit “Parimet etike dhe profesionale të RTV-së për mbulim mediatik të proceseve zgjedhore”.