fbpx

Javorja bullgare “Kapital”: Han nuk është nxjerrë nga kontesti, këtë e konfirmoi Kocijançiq

-

Javorja bullgare “Kapital” sot për “Meta” njoftoi se euro- komisari Johanes Han nuk është nxjerrë nga kontesti dhe se me besueshmëri është përçuar deklarata e tij.

“Deklarata e Han është përçuar si duhet dhe nuk është nxjerrë nga kontesti. E dëgjova edhe njëherë incizimin dhe i verifikova vërejtjet dhe më pas kontaktova edhe me zëdhënësen Maja Kocijançiq. Ajo nuk kishte vërejtje ndaj intervistës dhe tha se e njëjta është gabimisht e transmetuar nëpër mediumet maqedonase” deklaroi për “Meta” Miroslava Gjurova, gazetarja e javores bullgare “Kapital” siç ka bërë intervista me euro- komisarin.

Gjurova tha se Han gjatë intervistës, kur ka folur për shtetin tonë, i ka përdorur të dy termet, referencën, por edhe emrin kushtetues.

“Kjo është çështje e ndjeshme. Intervista ishte e gjatë, kështu që euro- komisari i ka përdorur të dy termet” tha Gjurova.

Kocijançiq konfirmonte se “Kapitali” bullgar me siguri ka nxjerr nga kontesti deklaratën e Han dhe se euro- komisari ngel në deklaratën e tij të fundit se angazhohet për zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve që të organizohen zgjedhje korrekte, në përputhje me standardet evropiane.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.