fbpx

Fondi për inovacione do të mbështesë 15 kompani me 450.000 euro

-

450 mijë euro do të sigurohen në thirrjen e tretë të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, që do të hapet nesër, ndërsa me to planifikohet të mbështeten 15 ndërmarrje.

Drejtorja e Fondit, Jasmina Popovska, bëri të ditur se të gjitha kompanitë e interesuara mund të marrin informacione më të hollësishme në selinë e fondit, në faqen e internetit, si dhe zyrën e re për kontakte të këtij fondacioni që është hapur në rrugën Dimitrie Çupovski në Shkup.

– Edhe sivjet do ta mbështesim ndërmarrjet që ekzistojnë më së shumti gjashtë vite, të cilat janë mikro, të vogla ose të mesme dhe që kanë projekt novator. Duhet t’i kushtohet vëmendje e posaçme nivelit të inovacionit të projekteve, potencialit të tregut, a janë të dedikuara për eksport ose për tregun vendor, kapacitetit të ekipit, cilësisë së projektit dhe projeksioneve financiare – theksoi Popovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.