fbpx

Lëvizja për Reforma në PDSh: Maqedonia me ndrysdhimin e Kushtetutës të bëhet shtet binacional

-

Lëvizja për Reforma në PDSh ka falënderuar gjithë pjesëmarrësit në protestën e 22 prillit.

“Konsiderojmë se protesta “Ndal” e 22 prillit ishte nga më të suksesshmet në Maqedoni, të organizuara nga subjekte dhe organizata shqiptare. Kjo për disa arsye; Së pari ne së bashku bëmë thyerjen e imazhit se në këtë shtet ekzistuaka vetëm publikja maqedonase, pra partikularja maqedonase apo thënë shqip kauza maqedonase. Në këtë shtet nuk ka vetëm kauza anti establishment, por edhe veprimtari për dinjitet, drejtësi dhe barazi të plotë, çështje për partikularen shqiptare. Së dyti, arritëm të tregojmë se, çështjet teknike, civile, siç mundohen t’i proklamojnë janë para së gjithash politike, ku shqiptarët duhet të luajnë rolin e tyre determinant.Në këtë shtet nuk ka vetëm reagim civil, por edhe çështje politike thelbësore, pra si pasojë kushtetuese dhe sistemore. Duam zgjidhje sistemore të garantuar. Nuk duam thjesht ndërrimin e individëve në krye të shtetit. Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se cilido qoftë subjekt politik që nuk i përmbahet kontratës me popullin do të përballet me zemërimin e tij, me protesta masive dhe determinante”, thonë nga LR-PDSH.

Nga aty vlerësojnë se protesta e 22 Prillit do të mbahet mend gjatë, për mbështetjen dhe nisjen e një drejtimi të ri për shqiptarët në Maqedoni.

“E gjithë bota e qytetëruar, nën rreshtat dhe pamjet e medias europiane dhe amerikane perceptoi me zë dhe figurë se shqiptarët në Maqedoni bashke me rrëzimin e Gruevskit, Ivanovit dhe Ahmetit duan një kontratë më të madhe, një shtet binacional. Të vetmit që e sulmojnë këtë duke dhënë shifra false janë Russian tv dhe portalet proruse në Maqedoni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.