Prokuroria Themelore – Shkup, e njofton publikun se nga procedura para-hetimore e deritanishme të lëndës për të ndjerin Kosta Kërpaç, është konstatuar se i njëjti ka bërë vetëvrasje.
Edhe pse procedura para-hetimore është e fshehtë, Prokuroria Themelore – Shkup, për të konstatuarën e njofton publikun, me qëllim të pastrimit të spekulimeve, thonë nga atje.
“Prokuroria themelore- Shkup njofton opinionin se nga rrjedha e deritanishme e procedurës para- hetimore në lëndën për personin e ndjerë K.K, është konfirmuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Edhe krahas fshehtësisë së procedurë para- hetimore, Prokuroria e Shkupit për këtë konfirmim njofton opinionin për shkak të largimit të spekulimeve. Procedurë rreth lëndës edhe më tej vazhdon rreth rrethanave nën të cilat ka ndodhur vdekja e personit K.K” thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.
Ashtu siç njoftoi më parë MPB, Kosta Kërpaç ka qenë i gjetur pa shenja jete në dhomën e fjetjes së banesës së tij që ndodhet në lagjen Kapishtec, në rrugën “Naroden Front”, me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në gjoks.
Përpara se të vdesë, ai ka gjuajtur me tre plumba në një furgon përpara ndërtesës së tij, e cila është nën pronësi të ndërmarrjes për mjete piroteknike “Ognometika”. Furgoni ka qenë i zbrazur, ndërkaq sipas MPB-së, për arsye ende të panjohura, Kërpaç ka gjuajtur drejt automjetit.
Nga Prokuroria Special, kanë theksuar se i njëjti ka qenë dëshmitar në njërin nga lëndët e tyre.