fbpx

BE dënon deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës

-

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ashpër reagoi ndaj intervistës së kryeministrit të Shqipërisë në “TV Klan” të martën, ku ai deklaroi se Shqipëria dhe Kosova një ditë do të bashkohen në BE.

Në intervistën për TV Klan, Edi Rama deklaroi se bashkimi i shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare, është i paevitueshëm.

“Nëse do të jetë kjo pjesë e BE, si proces natyral të cilin të gjithë e pranojnë apo do të ndodh si pasojë e dembelisë së BE-së? Evropë strategjike do të kërkonte Ballkani që të bëhet pjesë e saj e më pas të gjitha komunitetet në Ballkan të bëhen baskë pa u ballafaquar me kufij- tha kryeministri shqiptar.

Kocijançiq reagoi se qëndrimet e këtilla janë provokuese dhe të papranuara, njoftoj agjencia ballkanike DTT.

“Shqipëria dhe Kosova kanë perspektivë të qartë evropiane, por patjetër duhet ta respektojnë këtë angazhim me respekt të plotë për standardet dhe parimet e BE-së, deklaroi Kocijançiq.

Këto angazhime, shtoi ajo, janë bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërsa deklaratat provokuese janë të papranueshme.

Ndaj deklaratës së Ramës ashpër reagoi edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, vendi i të cilit edhe më tej nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Ai në profilin e tij në Twitter njoftoi se deklarata e këtillë mund të shkaktoj mos- stabilitet shtesë në rajon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.