Policia në Indi do të përdor dron me gaz lotsjellës në protesta

Policia në Luknau, qytet në pjesën veriore të Indisë përdor armë të re kundër protestave të dhunshme- bëhet fjalë për dronë me gaz lotsjellës.

Jashavi Jadav, shefi i policisë në këtë qytet njoftoi se policët e tij kanë kryer fluturim të suksesshëm testues të dronëve, të cilat janë të siguruara që në mënyrë më efikase të kontrollohet masa.

“Rezultatet janë mahnitëse. Arritëm në mënyrë të saktë të targetojmë njerëz në rrëmujë, pa marrë parasysh erës dhe numrit të masës. Gazi lotsjellës nuk është vdekjeprurës, por është efikas në shpërndarjen e masës. Mund të spërkasim nga lartësi të ndryshme që të arrijmë rezultatin maksimal- deklaroi Jadav.

Policia është furnizuar me pesë dronë me gaz lotsjellës, çmimi i të cilave është 9 dollarë për dron. Fluturaket janë të pajisura me kamera të cilat regjistrojnë me rezolutë të madhe, mund të mbajnë me vete 2 kg lot gazsjellës dhe mund të fluturojnë në radius prej 1 kilometri nga personi i cili menaxhon me to.

Policia në Luknau edhe më herët përdorte fluturake për vëzhgim në veçanti gjatë kohës së festave religjioze. Ky qytet është i teti për nga madhësia në Indi me 2 milion banor dhe është kryeqyteti i shtetit Utar Pradesh.