fbpx

Dymbëdhjetë vende gjahu do të jepen me koncesion

-

Dymbëdhjetë vende gjahu në pesë rajone për gjah në Maqedoni do të jepen nën koncesion. Konkursi tashmë është shpallur nga na e Minsitrisë së Bujqësisë dhe do të zgjasë deri më 20 janar.

Tre nga vendet e gjahut janë me kafshë të egra të imëta dhe për to koncesioni do të jetë 10 vite, ndërsa nëntë janë vende gjahu me kafshë të egra të mëdha dhe do të jepen nën koncesion për 20 vite.

Nga një vend gjahu janë në rajonin e Makedonski Brodit, Prilepit dhe Strugës, katër janë në Koçan dhe pesë në Dellçevë.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot u bëri thirrje të gjitha subjekteve të interesuara që ta ngrisin dokumentacionin e tenderit dhe të marrin pjesë në ankandin elektronik.

“Në këtë konkurs publik, të drejtë për të marrë pjesë kanë të gjithë personat vendor juridik dhe të gjithë personat e huaj juridik, të cilët kanë të regjistruar filial në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me Ligjin për shoqatat tregtare, të cilat i përmbushin kushtet e konkursit dhe do të ngrisin dokumentacion të tenderit dhe do të parashtrojnë ofertë. Afati për parashtrimin e ofertave është deri më 20 janar të vitit 2015, kur do të pasojë hapja e tyre publike”, theksoi Gjorgjiev.

Në dokumentacionin e tenderit janë të përmbajtura të dhënat për vendet e gjahut, kohëzgjatja e koncesionit, sipërfaqja e vendeve të gjahut, shuma e kompensimit minimal të koncesionit dhe kushtet dhe kriteret e tjera që duhet përmbushur.

Ai ofertues i cili do të propozojë shumë më të alrtë të kompnsimit të koncesionit, do të duhet në afat prej 60 ditëve të parashtrojë dëshmi për kushtet materiale-teknike (numrin e të punësuarve, pajisjen, armët dhe zërat e tjerë në pajtim me ligjin), pas çka do të lidhet marrëveshja. Nëse i parashtron këto të dhëna në afat më të shkurtë, atëherë marrëveshja do të lidhej më shpejtë.

Kompensimi i koncesionit për vendet e vogla të gjahut do të paguhet në 10 këste vjetore, ndërsa për vendet më të mëdha të gjahut në 20 këste të barabarta vjetore, me ç’rast kësti për çdo vit duhet të paguhet deri më 30 qershor të vitit vijues.

Në Maqedoni, për momentin, nga 250 vende ekzistuese gjahu, nën koncesion ekonomizohen 210 prej tyre.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.