fbpx

BDI: Kriza politike mund të prish raportet me koalicionin

-

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim e mbajti mbledhjen e dytë në përbërjen e re dhe të parën në qytetin e Gostivarit. Në këtë mbledhje u bisedua për organizimin e Kongresit tematik që do e mbaje BDI me 28 dhe 29 mars dhe pika e dytë u diskutua edhe për situatën politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi tha se situata politike duhet të ndiqet me urtësi dhe mençuri dhe se kongresit do ti do i propozohet që edhe BDI-ja të jetë pjesë e dialogut me mbikëqyrje ndërkombëtarëve.

“Për momentin është duke u diskutuar situata aktuale politike në vend, dhe sigurisht që kjo situatë është e palakueshme për vendin dhe konsiderohet që prish imazhin politik të vendit jo vetëm në nivelin ndërkombëtar por rrezikon edhe shumë aspekte të tjera në vend dhe rajon, prandaj vlerësohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim që kjo situatë duhet të ndiqet me urtësi dhe me mençuri. Kongresit do t’i propozohet që në fazën e dytë të bisedimeve BDI të jetë pjesë e dialogut që do të zhvillohet me mbikëqyrje ndërkombëtare”, tha Ademi.

Për sa i takon organizimit të Kongresit tematik, u vlerësua lartë organizimi i këtij kongresi që rrallë parti e organizojnë madje edhe në rajon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.