fbpx

Diplomatët vlerësuan: Kontesti i emrit është pengesa kryesore e proceseve eurointegruese

-

Kontesti i emrit me Greqinë është çështje kryesore që Maqedonia me patjetër duhet ta zgjidh, sepse ai është problemi më i madh që pengon shtetin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është përfundimi i përgjithshëm nga debati me temë “Proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë nga këndvështrimi diplomatik”, të cilin e organizoi Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë.
Prof. Dr. Dimitar Mirçev, ish ambasador i Republikës së Maqedonisë në Vatikan dhe në Slloveni, konsideron se BE-ja nuk është shumë e interesuar për ta zgjidhur kontestin me Greqinë.
– Mendoj se është shumë mirë që opinioni të kuptojë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varet prej nesh, por se problem kryesor është kontesti i emrit me Greqinë, dhe atë se BE-ja nuk ka ndonjë disponim të madh për zgjidhjen e kësaj çështjeje- thotë Mirçev.
Ai shtoi se problemi qëndron edhe aty se përfaqësitë diplomatike nuk janë të pajisura sa duhet as me kuadër e as me mjete të mjaftueshme.
Gjithashtu, mendimin e tij e shpalosi edhe ish ambasadori dhe diplomati Risto Nikovski, i cili thyesoi se kontesti me emrin paraqet problem të madh edhe për marrëdhëniet ndëretnike, varfërinë dhe papunësinë, sepse është pengesë për të ecur para.
Ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Muhamed Halili, thotë se Maqedonia mund të zhvillojë marrëdhënie shumë të mira me vendet anëtare të BE-së, nëse do ndihmë për proceset e eurointegrimit.
– Ajo që është e rëndësishme për të gjitha vendet anëtare të BE-së është se politika krijohet në kryeqendrat e vendeve anëtare, kurse finalizohet në Bruksel. Me rëndësi është të zhvillojmë marrëdhënie të fuqishme ekonomiko- politike me të gjitha vendet anëtare të Unionit, që t’i kemi në anën tonë dhe të na mbështesin në bisedimet me BE-në – thotë Halili.
Debatin e përmbylli drejtori i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzhalovski i cili konsideron se nuk ka koordinimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe organizatave civile, ku një pjesë e madhe kanë pjesëmarrje aktive në proceset e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.