fbpx

Protestuesit para ndërtesës së Gruevskit brohoritin “dil diktator i vogël”

-

Qytetarët që sot për të katërtën ditë grumbullohen para Qeverisë së R. së Maqedonisë që të protestojnë kundër brutalitetit policor dhe fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit pasi nuk u lejuan të afrohen deri tek ndërtesa vazhduan në MPB.

Zdravko Savevski nga shoqata majtiste “Solidariteti” mbajti fjalim para të pranishmëve duke thënë se në këtë mënyrë shkelet Kushtetuta sepse policia nuk lejon të protestojë para Qeverisë.

Protestuesit janë takuar me kordonin policor në rrugën tek MPB, por nuk i kanë lejuar të vazhdojnë më tutje dhe të lëvizin drejt objektit. Ata brohoritnin “shtet policor” dhe “largohu Nikolla”.

Grupi protestonte edhe para ndërtesës së kryeministrit Nikolla Gruevski duke brohoritur “dil diktator i vogël” dhe “Mile, mu kujtua”.

Kordoni policor i pengon protestuesit që të vazhdojnë më tutje drejt godinës së MPB-së.

Protestat kanë filluar edhe nëpër qytete tjera.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.