fbpx

Protestat e qeta përfunduan më kërkesë për dorëheqje të Gruevskit Jankulloskës dhe Mijalkovit

-

Në protestën e sotme të qetë para Kuvendit u kërkua dorëheqje nga ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, numri një i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Aktivisti Ognen Janeski iu porositi qytetarëve për aktivitetet e ardhshme të informohen në grupin e Facebook-ut “Stop brutalitetit policor” dhe të japin ide për ngjarjet e mëtutjeshme.

Një grup i vogël edhe më tej gjendet para Kuvendit.

Pasi policia nuk u lejoi të protestojnë para Qeverisë ndërsa  kordoni policor pengoi protestuesit të nisen para godinës së MPB-së, ato sonte sërish u kthyen para Kuvendit.

Grupi protestoi edhe para ndërtesës së kryeministrit Nikolla Gruevski, ku mund të dëgjoheshin parulla “dil diktatori i vogël” dhe “Mile, mu kujtua…”

Protesta kishte në disa qytete të vendit ku protestuesit kërkonin dorëheqje nga kreu i shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.