fbpx

Fortunë në Athinë:Kundër- protesta për mbështetje të Ciprasit

-

Të revoltuar  nga vendimi i Bankës Qendrore Evropiane që të mos pranohen më obligacione  shtetërore nga bankat greke, shumë qytetarë grekë sot bëjnë thirrje për një protestë masive para Parlamentit në mbështetje të qeverisë greke dhe kundër shantazhit nga ana e institucioneve evropiane.

Protesta është caktuar për këtë pasdite, si një revoltë e hapur kundër presioneve të Greqisë, me një mesazh të qartë se populli grek nuk ka ndërmend përsëri të bie prej ndaj kërkesave të të huajve.

“Demokracia flet dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë sikur nuk e dëgjon,” është thirrja e cila që në mëngjes me shpejtësi të madhe përhapet nëpër rrjetet sociale.

Kundër- protestë masovike për politikat evropiane, përkatësisht protestë në mbështetje të Qeverisë greke përgatiten për më 17 shkurt kur qeveria greke do të shkojë në Bruksel për të negociuar zyrtarisht për borxhin grek.

Protesta të tilla në mbështetje të qeverisë greke dhe ideologjinë e saj është precedent në Greqi, sepse pesë vitet e fundit vendi ka kaluar nëpër protesta masive të dhunshme kundër politikës qeveritare kundër masave të kursimit.

Qeveria greke po përpiqet të ul jehonën e informacioneve dhe reagimeve që pasuan pas vendimit të BQE-së që erdhi për shkak të shqetësimit se qeveria e Aleksis Ciiprasit refuzon t’i përmbahet programit të kursimit për të cilin kanë rënë dakord, marrëveshje me të cilën është lejuar që obligacionet shtetërore të përdoren nga bankat si garanci për huamarrjet.

Kryeministri Cipras menjëherë pas paralajmërimit të BQE-së, menjëherë ka biseduar me kreun e Bankës, Mario Dragi. Sipas informatave në Greqi, Dragi siguroi se vendimi nuk do të ndikojë në sistemin bankar grek për shkak të likuiditetit të bankave greke është i mbrojtur nga sistemi emergjent i likuiditetit të BQE-së.

Vlerësimet se ky hap i BQE-së është një përpjekje për të rritur presionin mbi Greqinë për t’u tërhequr krejtësisht nga programi i kursimeve dhe kërkesën për negociata të reja për borxhin grek. Në anën greke nuk shihet vullnet për lëshimin pe dhe pajtim me programin e ideve të qeverisë  për të dërguar një mesazh të qartë se Greqinë dhe popullin grek askush nuk mund shantazhoj ose të përpiqet ta varfëroj akoma më shumë.

“Shteti grek nuk ka ndërmend askënd të shantazhoj, as do të lejojë që të dikush ta shantazhoj,” thuhet në njoftimin e Qeverisë, në të cilin qytetarët  e bindur se sistemi bankar është i sigurt. Ministria greke e Financave siguron se vendimi i BQE-së nuk ndikon në sektorin financiar të Greqi-së, por ky hap është për të ushtruar presion ndaj eurogrupit për të arritur marrëveshje të shpejtë e re financiare me qeverinë greke.

Pavarësisht garancive të qeverisë, tregjet financiare reaguan negativisht ndaj vendimit. Bursa greke që nga mëngjesi ra me 9,4 për qind për shkak të paralajmërimit se nuk do të pranojë më obligacione shtetërore greke.

Janis Varoufakis, i cili është në kolltukun më të nxehtë të Ministrisë së Financave, sot në Berlin do të takohet me homologun e tij gjerman,Volfagn Shojbe, dhe të ballafaqohet me mburojën gjermane, e cila Greqisë i kërkon që të kthehen menjëherë në programin dhe masat e kursimit, reformat, programin për shkarkimin e administratës publike me qëllim të përmbush detyrimet e kontraktuara  – diçka  që Varoufakis kategorikisht refuzon ta bëjë.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.