fbpx

Avramopulos tërhiqet nga lidershipi i Demokracisë së Re

-

Dimitris Avramopulos dha dorëheqje nga posti i zëvendës- kryetarit të Demokracisë së Re. Komisari grek, i cili konsiderohej si krahu i djathtë dhe bashkëpunëtor i afërt i Andonis Samaras, theksoi se tërhiqet për shkak të punës së madhe që e ka si komisar evropian.

Avramopulos lëshoi kritikë për mossuksesin e Demokracisë së Re në zgjedhje, duke komentuar se në janar një pjesë e madhe e popullit grek ia ka kthyer shpinën partisë. Sipas Avramopulos, Demokracia e Re nuk mundet për dështimin personal ta fajësoj SIRIZA-n, por se duhet t’i pranoj gabimet dhe të jetë vetëkritike që të përmirësohet dhe të përmirësojë politikën.

Në parti ekzistojnë një numër i madh i kritikave dhe pakënaqësive pas dështimit në zgjedhje, dëgjohen spekulime të shumta se është e mundur të kërkohet dorëheqje nga Andonis Samaras në kongresin e radhës të partisë. Ish kryeministri theksoi se në Kongres nuk do të bëhet fjalë për ndryshim të lidershipit të partisë, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pozita e liderit nga partia djathtiste.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.