fbpx

Anulohet gjykimi i Zaev për rastin “Ryshfeti”, nuk paraqiten avokatët e tij

-

Seanca e sotme për procesin gjyqësor kundër kreut të LSDM-së dhe kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev për rastin “Ryshfeti” sërish është anuluar.

Në gjykatë u paraqit Zaev, por nuk ishin pranishëm tre avokatët e tij. Dy prej tyre, Filip Medarski dhe Jakim Naumov, përmes përfaqësuesve të tyre të autorizuar njoftuan se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk kanë mundur të vijnë në seancën e sotme ndërsa Vane Andreev është nisur për në Shkup, por se ka pësuar defekt në makinën e tij në Radovish.

Për seancën e radhës, gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska caktoi dy data, 2 dhe 20 dhjetor. Ndryshe, gjykatësja fillimisht e caktoi seancën e radhës për 2 dhjetor, por Zaev për shkak të fushatës zgjedhore, kërkoi që të anulohet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.