fbpx

Angellov padit kryeredaktorin e RTVM-së për informim të anshëm dhe selektiv

-

Padi penale për kreun e shërbimit të parë të RTVM-së Dime Ratajkovski, nga kreu i “Dinjitetit” Stojançe Angellov. Angellov deklaroi para Prokurorisë Publike se ka baza të forta për të dëshmuar se shërbimi publik informon në mënyrë të njëanshme, njofton Alsat. Në akuzën ndaj Ratajkovskit qëndron “Shpërdorimi i detyrës” dhe “pengimi i informimit të lirë dhe të drejtë” garantuar me Kushtetutë transmeton “Nova TV”.

Mes të tjerash, Angellov akuzon se ky institucion ka kryer vepër penale ne disa raste me publikimin e video materialeve që kanë qenë të filmuara nën masa të veçanta hetimore. “Në periudhën nga 3 shkurti deri më sot, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare nuk lejoi që shërbimi publik RTVM të informoje publikun në mënyrë objektive, pra nuk lejoi publikimin e incizimeve audio të shpalosura nga opozita, ku dëgjohen biseda për krim masiv zgjedhor, korrupsion, tejkalim të autorizimeve si dhe shumë vepra të tjera penale. Dime Ratajkovski me mos zbatimin e detyrës së tij, pra me prezantimin e informatave selektive, duke favorizuar partinë në pushtet VMRO DPMNE, u ka bërë dëm qytetarëve duke u mohuar të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë”, deklaroi Stojançe Angellov, kreu i “Dinjiteti”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.