fbpx

Zaev: Rripi i gjelbër në Vodno është bërë pronë e kompanisë nga Belize

-

Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot publikoi “bombën” e 13-të në konferencën e sotme të shtypit në selinë e LSDM-së. Ai prezantoi regjistrime nga bisedat e kryeministrit Nikolla Gruecvski dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, në një temë- parcela e Vodnos për të cilën kryeministri tek ministri interesohet në hollësi të pabesueshme:

  • A është mbi apo nën vijën?
  • Nëse nuk gjejmë blerës për atë tek V.T?
  • Ku çon rruga?
  • A është sipas PDU apo sipas PPDU?
  • Nuk mund të çoj rruga nga sipër, ku ka vikend shtëpi?
  • Rrugë me rërë, pesë metra plus. A mund të zgjerohet lakesa, deri kur dhe për sa m/katrorë?
  • A mund dikush të ndërtoj mbi të, “sepse qind për qind do ta blej dikush”?
  • Ndoshta do të arrij çmim më të lartë, unë kur do ta mbyll këtë, do ta mbuloj.
  • Ajo parcelë do të ngjitet për së larti?

 

Pas prezantimit të regjistrimeve, Zaev pyeti “kush është ai Nikolla Gruevski me urdhrin e të cilit rripi i gjelbër dhe rekreativ në Vodno është bërë tokë ndërtimore vetëm në emër të kompanisë nga Belize dhe që sipas çmimit të sotëm do të kushtonte mbi 17 milion euro?

Në pjesën e dytë të regjistrimeve që zbardhi sot Zaev, mundeshe të dëgjohet Gruevski dhe Janakieski se si merren vesh që të rregullojnë problemin me “Cosmos” të Fijat Canoski.

Kinse shërbimet i kanë gabuar metrat katrorë, kanë bërë aneks, e kam dërguar në Kadastër dhe deri nesër pres përgjigje– porosit Janakieski Gruevskin. Në bisedat ka pjesë interesante ku mund të dëgjohet se si Gruevski me kënaqësi të pafshehur gëzohet dhe qesh sepse ka arritur të nënçmoj dhe frikësoj Canoskin, i cili “jo vetëm që është dhie, por edhe i ka mbushur pantallonat, nuk e kam parë të tillë asnjëherë deri më tani”.

Gruevski kërkon nga Janakieski që të rregulloj punën me Canoskin “që ai mos t’i padit Kocen dhe Tonin (kryetarët e Shkupit dhe Gazi Babës) pasi paratë do t’i merr në gjykatë ndërsa Toni dhe Koce do ta hanë edhe me para edhe me padi”.

T’i gjejmë ndonjë dobësi– kërkon kryeministri.

Zaev në fund tha se me këtë janë shkruar faqet më të gërditshme në historinë më të re në Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta i kursen politikanët shqiptar, Zaev u përgjigj se “çdo gjë që ekziston do të publikohet”.

-Nuk do të lejojmë destabilizim. Gruevski me kërcënimet dhe atë që bën për ta shpëtuar lëkurën e vet, dërgon porosi për destabilizim. Edhe po të dojë Gruevski destabilizim, këtë nuk do të mund ta bëj. Komunitetet etnike janë të bashkuar dhe kjo më nuk varet prej tij- tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.