Kryeministri bullgar Bojko Borisov e këshillon kolegun e vet maqedonas Nikolla Gruevski që të japë dorëheqje, në mënyrë që të pushojnë protestat dhe përçarjet në vend, shkruan gazeta bullgare “24 Çasa”. “Unë kam dhënë shembull se si e bën këtë një kryeministër nëse nuk e ka besimin për ndonjë arsye. Pastaj populli do ta kthejë besimin”, ka deklaruar Borisovi, i cili në mandatin e vet të parë dha dorëheqje pas protestave për shkak të çmimeve të larta të gazit. Ai ka shfaqur shpresën se situata në Maqedoni do të vihet nën kontroll dhe se shteti do të rregullohet. “Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për ne dhe shërbimet në çdo moment më informojnë se si po zhvillohet situata”, ka thënë mbrëmë Borisovi, duke vlerësuar se viktimat që ranë në Kumanovë janë pasojë e përçarjeve dhe problemeve në Maqedoni. Edhe presidenti bullgar Roen Plevneliev, i cili është për vizitë në Mongoli, ka shprehur ngushëllime për viktimat në Maqedoni dhe ka shfaqur brengosje për situatën në vend.
Поврзани написи
Spasovski: Është e sigurt vetëm se Zaevi do të jetë mandatar për qeverinë e re
Asgjë nuk është e sigurt përveç se mandatar për përbërjen e qeverisë së re do të jetë Zoran Zaev, ka thënë sot deputeti dhe sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski,...
Shkarkohet zyrtari qeveritar i Sllovenisë pasi nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve
Një zyrtar qeveritar i Sllovenisë është pushuar nga puna pasi nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e parashtruara nga gazetarët gjatë intervistës.
Ndryshe, qeveria sllovene ka shkarkuar shefin e sektorit...
Menduh Thaçi jep dorëheqje nga posti kryetar i PDSH-së
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.
“Të dashur miq, sapo...
Нашите вести во вашето сандаче
Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.