Gjatë vitit 2015 parashihet që 800 mjek nga Maqedonia dhe 200 infermiere të trajnohen në disa spitale elitare në botë.
Kështu ka bërë të ditur ministi i Shëndetësisë, Nikola Todorov. “ Mundohemi që sa më shumë personeli ynë, të qëndroj në qendrat botërore të shëndetësisë. Këtë vit 29 mjekë kanë qenë në Los Anxhelos të SHBA-ve. Kemi bashkëpunim me disa spitale të Evropës dhe Amerikës.Vetëm gjatë këtij viti 514 mjek dhe personel ndihmës mjekësor janë trajnuar jashtë shtetit”, tha mes tjerash, ministri Todorov ne seancën e hapur të Qeverisë.