Emigrimi në Belgjikë mund të kushtojë 225 euro

-

Sektori i azilit  dhe migrimit  të Belgjikës, nacionalisti Teo Franken, shpjegoi planet e qeverisë së tij për të paguar të drejtën e emigrantëve  në territorin belg, kurse sipas tij, kjo do të kushtojë 225 euro.

Nëse emigranti refuzon të paguaj këtë shumë, do të ballafaqohet me “sanksione të rënda” edhe atë përjashtimin urgjent nga territori, me ndalim të plotë që sërish të hyrjes në Belgjikë.

Sekretariati shtetëror shtoi se kjo nuk do të vlente për “grupet e rrezikuara”, siç janë “ viktimat e tregtisë me qenie njerëzore, të miturit pa prindër ose kujdestar, kërkuesit e azilit dhe shtesat të Bashkimit Evropian”.

Këshilli Shtetëror aktualisht “kontrollon përputhjen e kësaj mase me të drejtën kushtetuese, të drejtën evropiane dhe atë ndërkombëtare”.

Instanca më e lartë e shtetit dëshiron të shohë listë precize të njerëzve që do të ishin të përfshirë në këtë masë e cilët do të lirohen nga pagesa. Gjykata konsideron se nuk guxon të ketë “zona gri” në interpretimin e ligjit sepse në rast të mos pagesës sanksionet mund të jenë shumë të “rënda”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.