fbpx

Tatuazhet maqedonase: Kryqi dhe “vdekje o liri” para Gruevskit dhe Mijallkovit

-

Tatuazhi i elementeve partiake, portrete nga politikanët ose logo të partive politike, është trend në shtetet ballkanike. Te ne tatuazhe të këtilla nuk janë të shpeshta, por janë të kërkuara tatuazhet patriotike si simboli  “vdekje o liri”, dielli i Vergjinës dhe kryqet në të gjitha mënyrat dhe format.

 

Artistët  e tatuazheve thonë se tatuazhet me portretin e Sasho Mijalkovit, drejtorit të Drejtorisë së Kundërzbulimit dhe Sigurimit, ose si ajo me portretin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevskit, nuk  janë aq të shpeshta. Para disa muaj, gazeta e përditshme “Vest” publikoi se Angel Zafirovski nga Shtipi ka bërë tatuazh portretet e Sasho Mijalkovit dhe djalit të tij Jordan si shenjë mirënjohje, ndërsa para një viti u paraqit fotografi me tatuazh të portretit e Nikola Gruevskit dhe tekst “Besnik deri në varr”. Tatuazhe të këtilla me konotacion politik janë “in” në sipërfaqe të mëdha.

 

Në historinë e “Global Voises” thuhet se në Ish Jugosllavinë më së shumti janë bërë tatuazh nga pjesëtarët e Armatës së Jugosllavie me simbolet shtetërore, fotografi nga armë ose portrete nga kryetari Josip Broz Tito. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, filluan të bëjnë tatuazh të portreteve të politikanëve të tjerë, siç është lideri fashist kroat Ante Paveliq dhe liderit çetnik serb Drazha Mihajloviç. Në vitin 2009 e përditshmja kroate “Slobodna Dalmatija” njoftoi se një burrë nga Banja Lluka ka bërë tautazh portretin e politikanit të Bosnjës Milorad Dodiq.

 

Maqedonasit, më së shumti bëjnë tatuazhe më të vogla, tekste, emra, iniciale dhe data. Më të guximshëm ndaj gjilpërës janë vajzat, ndërsa meshkujt vendosin për tatuazhe më të mëdha dhe në vende më të dukshme. Më shumë bëhen tatuazhe të teksteve sesa fotografive.

Më të kërkuara janë kryqet në të gjitha format dhe llojet, ndërsa më të shumta janë tatuazhet më të vogla sesa portretet dhe tatuazhet e mëdha.

Artistët që bëjnë tatuazhe thonë se kohët e fundit janë në dukje  më shpesh njerëzit e guximshëm të dalin para gjilpërave.

МГ студио
Македонскиот кошаркар Перо Антиќ се тетовира во „МГ тату и пирсинг студио“

Basketbollisti maqedonas Pero Antiç ka bërë tatuazh e “MG tatua dhe pirsing studio”.

-Vajzat janë klientë më të shumta dhe bëjnë tatuazh me më shumë tekste, zemra, flutura, tatuazhe më të vogla të brishta. Burrat bëjnë tatuazhe fotografi, portrete dhe tatuazhe religjioze, diçka që është e madhe, e dukshme që bie menjëherë në sy. Nga tekstet, më shumë bëhen tatuazhe me  mesazhe dashurie dhe jetësore, të cilat janë motiv për njerëzit – thotë artisti i tatuazhit Dule Mladenovski nga studio “Skin Art”.

 

Dëshirë për të bërë tatuazhe kanë njerëzit të cilët janë në çdo moshë. Mjeshtrit e tatuazheve thonë se kanë tatuazhe kane  edhe të miturit 16-vjeç, nëse duan tatuazh atëherë duhet të vijnë patjetër me prindërit ose me njerëzit më të rritur. Më së shumti janë të rinjtë që janë të moshës mes 20 dhe 26 vjeç.

 

Para disa kohësh, erdhi një 66 vjeçar i cili dëshironte për herë të parë në jetën e tij  të  bëjë tatuazh edhe atë  emrin e gruas me të cilën ishte në martesë prej 45 vjetësh, dëshironte në një mënyrë të veçantë ta shënoj atë dhe vendosi për tatuazh. Përveç emrit të gruas,  bëri tatuazh edhe inicialet e fëmijëve dhe të nipërve, thotë Aleksandar Samara nga “MG tatu dhe Prising studio”

 

МГ студио
Logoja e klubit të futbolit “Vardar” është tatuazh shumë i kërkuar

 

Artistët e  tatuazhit thonë se nuk do të refuzojnë asnjë për tatuazhe, pa marrë parasysh çfarë domethënie ka. Burrat më shumë bëjnë tatuazhe me  sllogane nga ekipe të tifozëve, më së shumti nga klubet e jashtme, por edhe logoja e “Vardarit” është mjaft e kërkuar.

 

-Nuk kemi përkufizime, nuk i gjykojmë dënojmë njerëzit, por u japim këshilla. Tatuazhet janë punë personale dhe secili ka të drejtën e zgjedhjeje, ndërsa puna është punë. Nëse ndonjëri është shumë i bindur se duhet të bëjë tatuazh, atëherë për ne nuk është me rëndësi se si është tatuazhi, por përqendrohemi në atë se si ta bëjmë, thotë Aleksandra.

 

Kolegu i saj Goran Miqiq thotë se deri tani kanë bërë tatuazh  vetëm një logo nga partitë politike, por nëse ndonjë kërkon nga ai të bëjë tatuazh portretin e një figure politike, nuk do ta refuzonte.

 

Do   të ishte interesante për mua nëse do të  vizitoja diçka të tillë. Mendimi im është se portrete nga politikan vizatohen në qytetet tjera të Maqedonisë për shkak se në Shkup njerëzit frikësohen se do të gjykohen nga e ashtuquajtura elita qytetare, por ne i inkurajojmë të  vizatojnë atë që duan dhe të mos brengosen për atë se çfarë do të thuan të tjerët, thotë Goran.

Dule nga “Skin art” thot se është kundër politikë, por asnjëherë nuk përzihet në zgjedhjen e tatuazhit nga klienti. Në studion që punon, deri më tani nuk ka vizatuar portretin e ndonjë figure aktuale politike, por ka vizatuar  figurën e Goce Dellçevit dhe të Nikolla Karev. Të kërkuara janë kryqet me inicialet të shenjtorëve, që kanë domethënie të veçantë për jetën e tyre për njerëzit që kanë vendosur t’i bëjnë taatuazh.

-Kemi bërë tatuazhin e portretit të Goce Dellçevit dhe të Nikola Karevit dhe simbolet “liri ose vdekje”, ndërsa shpesh kërkohet dielli nga Virgjina. Megjithatë zgjedhjet e tilla janë kërkuar më parë, ndërsa tani jo dhe aq shumë.

 

А.S.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.