Rreth 20 celula përgatitin sulme në Evropë

-

Rreth 180 persona nga të paktën 20 celula, që pritet të aktivizohen në të ardhmen, përgatiten për të kryer sulme në Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, lajmëron rrjeti amerikan televiziv “CNN”, duke u referuar në burime perëndimore të inteligjencës.

Agjencitë e inteligjencës së BE-së dhe shërbimet sekrete nga Lindja e Mesme kanë zbuluar se ekziston “rrezik” për sulm në Belgjikë, por edhe në Holandë. Paralajmërimi i këtillë vjen pas sulmeve të javës së kaluar në Paris ku jetën humbën 17 persona dhe pas bastisjes së mbrëmshme në Belgjik, ku u vranë dy persona të dyshuar, një person është lënduar ndërsa 13 janë në arrest. Mediumet belge njoftojmë sot se aksioni është ndërmarrë disa orë para sulmeve të planifikuara në Belgjikë.

Shërbimet evropiane të sigurimit javët e kaluar kanë pasur indikacione se grupi ekstremist “ShI” u ka dhënë urdhra anëtarëve të saj në Evropë që të fillojnë sulme në vendet e tyre, njofton CNN

Shërbimet e sigurisë gjithashtu njoftojmë se më shumë vende evropiane inspektojnë të kthyerit nga luftërat në Siri dhe Irak, të cilët kinse po planifikojnë sulme tjera.

Franca, Gjermania dhe Belgjika në 24 orët e kaluar ndërmorën disa aksione në disa qytete ku arrestuan 25 të dyshuar dhe mbështetës të grupeve ekstremiste. Qëllimi i operacioneve është që të shkatërrohen qelitë terroriste, por edhe rrjeti logjistik.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...