Televizionet kombëtare “Telma” “ Sitel”, “Kana 5” “Alsat- M” dhe “Alfa “, sot formuan Asociacionin e Mediave të Maqedonisë (AMM), i cili do të jetë pjesë e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në këtë asociacion do të mund të anëtarësohen edhe televizionet dhe të punësuarit në to. Kryetar është zgjedhur Ivan Mirçevski, drejtor i përgjithshëm i “Kanal 5”, kurse zëvendës Atanas Kirovski, kryeredaktor i televizionit “Telma”. Në 15 ditët e ardhshme Asociacioni do të përpunojë edhe rregulloren e punës së tij.
Bëhet fjalë për asociacion, i cili para se gjithash, ka për qëllim të përmbledh angazhimet tona dhe problemet e zbuluara të sistemit, ligjeve-n tha Mirçevski në konferencën për shtyp.
Sipas Kirovskit, ky asociacion nuk duhet të shihet si shoqatë gazetarësh.
Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj shoqate gazetarësh, por për asociacion i mediave private – tha Kirovski, duke komentuar ShGM dhe AMG
Sipas ministrit Ivanovski, bashkëpunimi i deritanishëm me televizionet vazhdon dhe në nivel të asociacionit.
Ngas shoqatat e gazetarëve thonë se asociacioni nuk shohin si konkurrencë sepse në të anëtarë janë edhe gazetarë.
Çdo anëtar i ynë mund të jetë nga organizatat e ndryshme. Televizionet mbrojnë të drejtat dhe interesat e vet kompanive televizive me kapitalin dhe interesin e vet, kurse nga AMG kujdesen për të drejtat profesionale dhe interesat e gazetarëve individual- deklaroi Slagjana Dimishkova.
Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, thotë se është gjë pozitive që televizionet kombëtare janë bashkuar. Ai theksoi se mënyra e këtillë e organizimit ka munguar dhe për shkak të kësaj ShGM-ja ka hasur në vështirësi të bashkëpunojë me këto mediume.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, me asociacionin dhe shpresojmë se përveç biznes- interesave të pronarëve të mediumeve, do të angazhohen edhe për lirinë e mediumeve dhe respektimin e standardeve profesionale dhe etikës- tha Selmani.