fbpx

Votohen masat e reja, 38 ia kthejnë shpinën Ciprasit

-

Pas katër orësh me 229 vota “pro” nga 299 deputetë të pranishëm, Parlamenti grek ka miratuar me shumicë votash paketën e masave. 64 prej deputetëve kanë votuar “jo”.

Nga 149 deputetët e radikalëve të majtë 32 kanë votuar “jo” dhe 6 kanë abstenuar, duke e çuar në 38 numrin e deputetëve brenda partisë Syriza që kanë kundërshtuar vijën qeveritare, që interpretohet si një problem i madh në mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Cipras.

“Pro” kanë votuar 76 deputetët e Demokracisë së Re,17 të partisë Lumi, 13 të Pasok-ut.

Kundër kanë votuar të gjithë deputetët e AA, 17 dhe ata te PKK, 15.

Ndërkohë, tensionet në sallën e Parlamentit grek me zërat pro dhe kundër marrëveshjes së arritur me huadhënësit ndërkombëtarë, janë reflektuar më së shumti në rrugët dhe sheshin pranë godinës.

Qindra qytetarë grekë ishin mbledhur për të protestuar kundër votimit të masave shtrënguese në sheshin “Sintagma”.

Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe molotov në drejtim të forcave të policisë, të vendosura përreth godinës së parlamentit

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.