fbpx

Deputetët sot do t’i votojnë ligjet si pjesë e marrëveshjes mes katër partive

-

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski për sot më orën 14.30 caktoi seancë ku duhet të votohen ligjet që përfaqësuesit e katër partive politike i dakorduan para një jave.

Në rend dite janë propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio- vizuale, propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kodin zgjedhor, propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurë penale dhe ligjin për Qeverinë.

Të gjitha propozimet do të shqyrtohen me procedurë të shkurtë dhe janë propozuar nga deputetët Ilija Dimovski VMRO DPMNE, Goran Sugarevski LSDM, Artan Grubi BDI dhe Bekim Fazliu PDSH.

Paraprakisht më orën 11 Kuvendi do ta mbaj seancën e 109-të për pyetjet e deputetëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.