!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni është hap historik, vlerësoi Rama


       
Tiranë, 8 Janar, 2017 - 16:58 (META) 

Kryeministri shqiptar Edi Rama përshëndeti dhe vlerësoi si historik platformën e publikuar dje të partive shqiptare në Maqedoni, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, për bisedimet rreth formimit të qeverisë së Maqedonisë.

“Hap historik për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni. Për të drejtat e shqiptarëve e jo për bisedime për kolltuqe qeveritare”, shkroi Rama në faqen e tij në Facebook”.

Liderët e partive shqiptare në Maqedoni, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, dy herë ishin në bisedime me Ramën në Tiranë e më pas edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Pas takimeve me Ramën dhe Thaçin, doli platforma e përbashkët e partive shqiptare që do të jetë bazë në bisedimet për formimin e Qeverisë së re.