fbpx

Gruevski: Nëse BDI mashtron VMRO DPMNE-në dhe shkon me LSDM-në, do të ketë pasoja në të ardhmen

-

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistën e re, këtë herë për numrin e nesërm të “Dnevnik”, thotë se do të tentoj të formojë qeveri, por jo me çdo kusht.

Lidhur me perceptimin se po krijohet atmosferë që partitë shqiptare të mos bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, Gruevski thotë se vendimin e sjellin vet partitë dhe se askush s’ka të drejtë të thotë se dikush tjetër ka sugjeruar apo i bën presion sepse fundja vendimi është personal.

Në rast BDI të mos bëj koalicion me VMRO DPMNE-në, por me LSDM-në, Gruevski thotë se kjo do të ketë pasoja në të ardhmen.

“Nëse VMRO DPMNE, si parti fituese, del e mashtruar nga BDI, pa marrë parasysh arsyet për këtë, të jini të bindur se së shpejti VMRO DPMNE do të kthehet në qeveri edhe atë më së paku dy mandate me radhë. Dhe do të jemi pa obligime gjatë përpilimit të qeverisë” thotë Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.