fbpx

Zhernovski: Qytetarët vendosin a do të ndërtohet pompë benzine në vendin e tregut Bunjakovec

-

Ndërtim të pompës ekologjike të benzinës, me mbrojtje maksimale për qytetarët, propozon “Skopski Pazar” (Pazari i Shkupit) për tokën që tani gjendet tregu Bunjakovec. Në pjesën tjetër të truallit mund të ndërtohet treg modern i gjelbër, i cili në kushte dimri do të jetë i mbyllur ndërsa i hapur gjatë verës.

Parashihet ndërtim i një garazhi me parkim nëntokësorë dhe të depërtohet rruga prapa Bunjakovecit deri në bulevardin “Aradhat partizane”. Këtë sot kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski ua rekomandoi qytetarët të kësaj komune.

“Nëse nuk e pranoni këtë propozim, do të kërkohet tjetër. Ju vendosni se si do të duket kjo hapësirë. Nuk do të lejoj as ky e asnjë plan tjetër të miratohet në orët e hershme të mëngjesit, siç e bënte këtë kryesia e mëparshme. Debati publik, në vend të 10 ditëve që parashikon ligji, nëse ka nevojë do të zgjat 2 muaj” deklaroi Zhernovski në takim me banorët e Debar Mallo.

Kompetentët nga komuna iu kanë theksuar qytetarëve se pompa të këtilla të benzinës ka në çdo komunë të qytetit dhe se kjo nuk pengon askënd e as nuk paraqet rrezik ndaj shëndetit të tyre. Përzgjedhjen përfundimtare për dukjen e Debar Maallo do ta japin qytetarët gjatë debatit dymuajsh, e cila do të vijoj pas seancës së Këshillit më 1 korrik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.