fbpx

Zaev:Prezenca e tij në seancën Këshilli të Sigurisë nuk do të thotë se i japim legjitimitetin e institucioneve shtetërore

-

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, tha se prezenca e tij në seancën e Këshilli të Sigurisë nuk do të thotë se ai dhe opozita janë legjitimitetin e institucioneve shtetërore që e bënin gjatë disa viteve të kaluara, e veçanërisht  muajve të fundit.

“Të nderuar fillimisht dua të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e  pjesëtarëve të vrarë të ministrisë së brendshme si dhe familjeve të civilëve të vrarë.Vendosa të marr pjesë në seancën e sotshme të Këshillit të Sigurisë,  por prezenca  ime nuk do të thotë se unë dhe opozita i japim legjitimitet të gjithë asaj që institucionet shtetërore e bënin gjatë disa viteve të kaluara, e veçanërisht  muajve të fundit. Qëndrimet tona për kapacitetin dhe legjitimitetin e këtij pushteti janë të njohura , prej tyre nuk heqim dorë. Por, sot kemi një prioritet tjetër që të pengohet procesi i cili është  dukshme që shpie drejt destabilizimit të shtetit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve.Prania ime në seancën e Këshillit të Sigurisë është vetëm për shkak të brengosjes së sigurisë në vend. Në seancën në emër të qytetarëve do të kërkojë sqarim  se kush, pse, dhe me çfarë qëllimi destabilizon Maqedoninë, nëse kriza në Kumanovë ka  përfunduar tërësisht dhe nëse është e saktë se edhe në idsa rajone të tajer a ka grupe të infiltruara të armatosura? Nëse shërbimet e sigurisë e kanë ditur më parë për këtë grup të armatosur dhe prej kur?!

Po ashtu, është me rëndësi esenciale nëse këta njerëz kanë çfarëdo plani dhe strategji për qetësimin e situatës dhe parandalimin e eskalimit të mundshëm”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.