fbpx

Zaev do të fillojë ta publikoj “bombën”provat i paska në shërbimet e Maqedonisë

-

Lideri i LSDM-së Zoran Zaevi sonte në konferencën për shtyp paralajmëroi se ditë në vijim do të filloi me publikimin e disa pjesëve të “bombës”.

Zaevi sot ishte në qendër të vëmendjes pas ë aksionin policor  “Puç”, dyshohet  edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili bashkë me Zoran Verushevskin  që u arrestua para dy javësh, akuzohet për tentim dhe cenim të rendit kushtetues dhe për marrje jodemokratike të pushtetit, përkatësisht mospërfillje të vullnetit të qytetarëve.

Zaev në sallën e selisë së LSDM-së u prit me brohoritma “Liri, liri” dhe “Zoki, Zoki”.

Bëhuni të guximshëm dhe gëzohuni!Ky është fillimi i kthimit të lirisë së të shprehurit dhe demokracisënë Maqedoni. Ua premtoj të vërtetën të gjithëve dhe ajo do të dalë para opinionit publik. Dhe vetëm e vërteta do ta kthejë lirinë dhe demokracinë në atdheun tonë. Tani na duhen popull i guximshëm dhe të përcaktuar. Për Maqedoninë tonë. Na ndiqni, bashkërisht ta shkruajmë historinë – tha Zaev.

Zaev thotë se padia penale kundër tij për shkak të dyshimit për “rrezikim të rendit kushtetues dhe mënyra jodemokratike e marrjes së pushtetit” është vetëm “përpjekje e pacipë e qeverisë për ta parandaluar publikimin e fakteve dhe argumenteve”,

“Për shkak se ekziston bashkim i plotë i MPB-së, Prokurorisë dhe Gjyqësorit, i bëjmë thirrje Bashkësisë ndërkombëtaretë kyçet në gjithë procesin, për shkak se bëhet fjalë për lirinë dhe demokracinë në vendin anëtarë të OKB-së dhe njëkohësisht shtet kandidat për anëtarësim në BE, të ndikojnë dhe ndihmojnë në kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni”, u shpreh Zaev.

Zaev thotë se asgjë nuk do ta pengojë që ta publikojë “bombën”.

“Sikur ta arrestojnë edhe Zaevin edhe gjysmën e Maqedonisë, të vërtetën do ta dinë të gjithë dhe nuk do kenë sukses ta ndalin publikimin”, u shpreh Zaev.

Siç informojnë nga MPB-ja, në hetimet e deritanishme është konstatuar se personat e dyshuar, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të paligjshme të përndjekjes dhe spiunimit dhe me kërcënime ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, do të duan të bëjnë përmbysje dhe të ofrojnë shërbime të tjera.

Sot opinionit të gjerë iu drejtua kryeministri Nikola Gruevski i cili theksoi se nuk do të lëshojë pe, me shantazhe, kurdisje dhe kërcënime.

Pasditen e sotshme në Qendër të Shkupit me thirrje në rrjetet sociale u tubua një grup më i madh i qytetarëve të cilët me brohoritma “Ua, Zaev” u drejtuan drejt selisë së LSDM-së.

Mirëpo, policia nuk iu lejojë të shkojnë deri atje duke i bllokuar  në udhëkryqin më të afërt.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.