fbpx

Për Menduh Thaçin ngjarjet në Kumanovë ndëretnike

-

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencës për shtyp që sot u mbajt në selinë në Tetovë, tha se situata në Maqedoni është shumë serioze, prandaj shqiparët e Maqedonisë nuk duhen të bëhen pre e disa shqiptarëve të “ndershëm” që punojnë për gjithkënd e assesi nuk punojnë për shqiptarët.

“Një apel që ju drejtoj gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, situata është shumë serioze dhe në asnjë mënyrë mos të bëhen pre e disa shqipfolësve, apo shqiptarëve të “ndershëm” që punojnë për gjithkënd e assesi nuk punojnë për shqiptaret, qëllimi i tyre është që shqiptarët ti bëjnë mish për top në betejën mes partive maqedonase, ne nuk kemi asgjë të përbashkët si shqiptar me agjendën e partive maqedonase. Këta shqipfolës shkuan aq larg që me fjalët më të ultë i fyen dhe i ofenduan udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe unë distancohem me forcë nga këto ofendime dhe u apeloj të gjithëve që ne të rikthehemi agjendës tonë kombëtare si shqiptarë të Maqedonisë dhe në përgjithësi si shqiptarë. Agjenda jonë kombëtare është ta përshpejtojmë procesin integrues tonin dhe të Maqedonisë drejt UE dhe drejt NATO-s dhe në mënyrë të pa ndërprerë të kërkojmë që të realizojmë të drejtat tona kolektive”, tha Thaçi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.