fbpx

Cohazopulos dyshohet për përfshirje në grup kriminel

-

Ish ministri i mbrojtjes i PASOK, Akis Cohazopulos përfshihet edhe në një skandal të ri. Ai dyshohet për përfshirje në porositjen e disa sulmeve me bombë dhe për bashkëpunim me organizatë kriminele.

Policia greke dje arrestoi 17 nga gjithsej 37 persona që dyshohen për bashkim kriminel, organizimin e sulmeve të armatosura, shantazhit dhe reket.

Cohazopulos, ish ministri i fuqishëm i mbrojtjes së PASOK, i cili tanimë është në burg për mitë dhe korrupsion, ngarkohet edhe si pjesëmarrjes në tre sulme me bombë në vitin 2014-të në shtëpinë e Janis Sbioku, ish udhëheqës i sektorit për pajisje ushtarake në Ministrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunëtor i tij i afërt, i cili gjithashtu ishte i akuzuar për pjesëmarrje në rastin i cili e vendosi Cohazopulosin prapa grilave. Krahas akuzës për porositjen e këtyre sulmeve me bombë, Cohazopulos akuzohet edhe për pjesëmarrje në rastin për shantazh ndaj motrës së Sbioku.

Policia vlerëson se kjo mund të jetë organizata më e madhe kriminele e cila deri më tani ka vepruar në Greqi e ku përfshihen edhe funksionarë të lartë si ish ministra, avokatë, policë që kanë bashkëpunuar me terroristë të gjykuar dhe shantazhues.

 

Gjithashtu supozohet se kjo organizatë qëndron pas një numri të madh të sulmeve me bombë  ndaj personave të caktuar, sikur ndaj ish drejtueses së burgut në Athinë, sulm ndaj banesës së gjykatëses së Gjykatës së Apelit si dhe ndaj një gjykatësi nga Gjykata e shkallës së parë në Trikala.

Prokuroria posedon dokumentacion prej 120 shkallëve me dëshmi për një numër të madh të veprave penale të organizatës, siç janë mitmarrje, kidnapim, shpërthim, tentim për vrasje, reket, shërbime tjera kriminele, kërcënime dhe dhunë psikologjike.

M.P

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.