fbpx

Trajanovski : Shkollat në Shkup nuk do të  hynë grevë

-

normalisht në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në Shkup ndërsa do të punojnë edhe të gjitha çerdhet, njoftoi sot në konferencë shtypi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ndërsa lidhur me grevën e paralajmëruar të SAShK-ut, Trajanovski tha se javën e kaluar janë kontaktuar të gjitha institucionet arsimore në Shkup dhe se deri më tani asnjë nuk ka lajmëruar se do ta mbështet grevën.

-Javën e kaluar kemi kontaktuar të gjitha institucionet arsimore në Shkup dhe deri më tani asnjëra nuk ka vërtetuar se do të mbështes grevën. Nëse ndonjë arsimtar dëshiron të hidhet në grevë, kjo është e drejtë e tyre ndërsa ne, si institucione kompetente, në përputhje me dispozitat ligjore do të sigurojmë ndërrim për të gjithë që do të hidhen në grevë dhe procesi arsimor do të vazhdoj normalisht. Duam t’i informojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre se në Shkup të martën fillon gjysmëviti i dytë dhe procesi arsimor do të zhvillohet normalisht- deklaroi Trajanovski.

Dje edhe kryetarët e disa komunave nga brendia e shtetit për mediumet deklaruan se në takimet e mbajtura të drejtorëve të shkollave në komuna është thënë se greva e SAShK-ut nuk do të mbështetet dhe se të martën do të fillojnë me procesin arsimor.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje për televizionin “24 Vesti” deklaroi se nuk do të heqin dorë nga greva e paralajmëruar edhe krahas presioneve të cilat, siç thotë, të shpeshtën vijnë nga autoritetet e komunave dhe nga mbështetës të caktuar partiak të afërt me pushtetin.

Këtë javë u paraqit edhe “KONTRA- SAShK-u”, një grup i arsimtarëve dhe anëtarë të Sindikatës që kërkojnë të anulohet greva e paralajmëruar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.