fbpx

Talevski nuk do te ankohet për aktgjykimin lirues të gazetares Bllazhevska

-

Kryetari komunës së Manastirit, Vladimir Talevski, nuk do të ankohet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore Shkup me të cilën ai e humbi kontestin kundër gazetares Aneta Blazhevska nga Manastiri. Talevska e paditi Bllazhevskin për tekstin “Sa është i pasur Vladimir Talevski” i botuar në “Utrinski vesnik” në Nëntor 2013. Padinë e Talevskit kundër gazetares,gjyqi e hodhi poshtë si të pabazë. Ajo u bë e plotfuqishme pasi kryetari nuk e ankimoj.

Gjykatat, duke i thirrur ne Dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe duke marrë parasysh praktikën e Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut, kryetarit Talevski iu rekomandua që si bartës i një funksioni publik të jetë më tolerant ndaj kritikëve.

Në aktgjykim qëndron se, “kinse ajo që paditësi, mendon se gazetarët e paditur, me tendencë kanë informuar në raste të caktuar lidhur me punën e tij është mendim i tij subjektiv dhe gjyqi mund të kuptojë që në të vërtetë shkrime të tilla ai i përjeton si sulm personal ndaj personalitet të tij, por kjo nuk do të thotë se ka përgjegjësi për ofendim dhe shpifje ndaj gazetarëve të paditur, por përkundër si bartës i funksionit të lart publik, paditësi është i eksponuar në vlershmin e opinionit, gjithashtu dhe puna e tij.

Sa i përket tekstit te shkruar nga gazetarja Bllazhevska, gjykata në aktgjykim konstatoi që ajo ka informuar për çështje të interesit publik lidhur me punën e vetëqeverisjes lokale dhe se nuk ka përgjegjësi as për ofendim, as për shpifje.

Për Filip Medarski, avokat i gazetares, gjyqi ka sjellë vendim të drejtë.

-Ky vendim është i drejtë sepse është e bazuar në standardet e Unionit Evropian. Mirë është që edhe gjykatat tona vendore i marrin parasysh këto standarde dhe që vihet re zbatimi i tyre.- deklaroi Medarski për “Meta”.

Nuk arritëm të marrim mendim e kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevski, edhe për kundër insistimit tonë.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.