fbpx

“Kurthe” që në fillim të Komisionit Anketues

-

Anëtarët e Komisionit Anketues për skandalin e përgjimeve nuk e aprovuan rregulloren e punës.

Seanca në të cilën deputetët duhej të merren vesh për rregulloren e punës të Komisionit është shtyrë për të enjten, pasi që nesër pasdite përfaqësuesit e partive do t’i koordinohen për të aprovuar rregulloren e përbashkët të punës. Në seancën e parë, anëtarët e Komisionit të VMRO-DPMNE reaguan pse propozim-rregullorja u është dërguar privatisht, jo në e-mail adresat e tyre zyrtare. Edhe nga LSDM-ja, kanë reaguar për atë se, asnjëra nga partitë në pushtet nuk ka dorëzuar vërejtjet për rregulloren e propozuar. Kryetari i Komisionit, Petre Shilegov, nga radhët e LSDM-së theksoi që propozim – rregullorja anëtarëve tjerë të Komisionit u është dërguar në e-mail adresat e tyre të enjten, me paralajmërim se duhet t’i dorëzojnë vërejtjet ose të kontaktojnë personalisht me të. Problemi më i madh me propozim-rregulloren ishte rrethana që parasheh që kryetari i komisionit të ketë dy vota në rast se ndonjë vendim sillet me numër të barabartë votash. Shilegovi vërejtjeve iu përgjigj, duke theksuar, se ka pritur sjellje të tilla dhe qartë shihet se qëllimi i deputetëve të VMRO- DPMNE-së është që të prolongohet puna e komisionit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.