fbpx

Sofja do të formoj trup që do të kontrolloj korrupsionin e zyrtarëve

-

Trup që do të kontrollojë raste të korrupsionit mes zyrtarëve do të formoj Bullgaria, njofton sot Qeveria në Sofje.

Trupi është formuar pas kritikave të BE-së për shkak  të qasjes së deritanishme ad- hok për raste të tilla.

Trupi i porsaformuar do të kontrollojë paraqitjen e të ardhurave dhe të pronës si dhe konflikt eventual të interesit për rreth 6000 persona zyrtar. Do të kontrollohen edhe korrupsionet eventuale ose vepra tjera penale të kryera nga ish zyrtarë.

Sipas vlerësimeve të Qendrës për studime demokratike në Sofje, në vitin 2014 korrupsioni ka qenë më i shpeshtë në 15 vitet e fundit. Sipas të dhënave të kësaj qendre, në vitin e kaluar ka pasur 158 mijë raste të dhënies së ryshfetit në nivel mujor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.