fbpx

Sheqerinska: VMRO DPMNE anuloi pjesëmarrjen në grupin e punës, për Gruevskin është më e rëndësishme të rrezitet në Tel Aviv

-

Dështon takimi i parë i grupeve të punës, në kuadër të përmbushjes së marrëveshjes politike. VMRO-ja është tërhequr me arsyetimin pese gazetarët kishin marrë vesh vendin e takimit, megjithatë duket se arsye shtesë është mungesa e ministrit të jashtëm Popovski, dhe dinamika e mbajtjes së takimeve. Zëvendëskryetarja e LSDM-së Shekerinska dënoi ashpër bojkotin, duke thënë se VMRO-ja kërkon t’i shmanget zgjedhjeve korrekte. Sonte në mbrëmje, LSDM vendos për hapat e mëtejshëm.

Shumë probleme që në fillimin e grupit të punës, që duhet të implementojë detajisht marrëveshjen e 2 qershorit dhe protokollin e 15 korrikut. Takimi i parashikuar të mbahej sot në orën 16:00 në Klubin e Deputetëve u prolongua vetëm gjysmë orë përpara fillimit, me kërkesë të VMRO DPMNE-së. Sipas LSDM-së, përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së e kanë arsyetuar prolongimin me udhëtimin e Nikolla Poposkit në Bruksel, edhe pse dihej prej kohësh që ministri i jashtëm po qëndron atje për vizitë. Arsye tjetër e VMRO DPMNE-së ka qenë pamundësia për të zhvilluar 2 takime në javë, ndërsa nuk u ka pëlqyer as fakti që mediat e kanë mësuar kohën dhe vendin e mbajtjes së takimit. LSDM-ja thotë se sjellja e tillë e oponentëve politik dëshmon se kryeministri Nikolla Gruevski i ka frikë zgjedhjet korrekte dhe demokratike.

“U bë e qartë se Nikolla Gruevski ka frikë nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike. U bë e qartë se Gruevski ik nga implementimi i marrëveshjes dhe ikë nga ballafaqimi me të vërtetën… Sjella e tillë e VMRO DPMNE-së, sjellja e tillë e Nikolla Gruevskit për ne është e papranueshme. Këtë ua themi sot opinionit vendas, këtë do t’ia themi sot edhe faktorit ndërkombëtarë”

LSDM-ja do të vendos sonte për pozicionet e saja në rast se VMRO DPMNE vazhdon të blejë kohë për të mos përmbushur marrëveshjen. Në takimin e planifikuar për sot, të parin në këtë nivel, duhej të diskutohej për pastrimin e listës zgjedhore dhe gjetja e formës më të mirë për krijimin e një liste sa më të saktë, si dhe ndryshimi i normave ligjore që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.