fbpx

“Plenumi i Profesorëve” kërkon rektori Stojkovski të mos takohet me ministrin e arsimit

-

“Plenumi i Profesorëve” kërkon rektori Stojkovski të mos takohet me ministrin e arsimit
Profesorët e grumbulluar në “Plenumin e Profesorëve” i dërguan letër të hapur rektorit të Universitet “Shën Kirili dhe Metodi”. Letrën ua tregojmë në tërësi:
“I nderuari rektor, prof. d-r Velimir Stojkovski,
Më lejoni t’jua urojmë Vitin e Ri dhe t’ju urojmë fat dhe sukses, Ju dhe tërë kreut të rektorëve.
Siç tanimë e dini nga mediumet, si përgjigje ndaj iniciativës së studentëve tanë, të cilët më shumë se dy muaj protestojnë dhe përpiqen të bëjnë dialog konstruktiv me institucionet shtetërore në lidhje me ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë ndërsa ne profesorët formuam “Plenumin e Profesorëve”. Në të në mënyrë aktive veprojnë më shumë se 500 profesorë nga të gjithë universitetet e Maqedonisë. Me veprimin tonë dëshironim të mbështesim atë që nëpërmjet kanalet institucionale e bënin dekanatet dhe rektoratet. Edhe pse zëri jonë ishte i vetmi ndërsa reagimet të argumentua dhe në nivel të lartë të harmonizuara, megjithatë goditën në murin e heshtjes së institucioneve.
Për momentin, tanimë nuk ka dyshim se Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk është e gatshme për debat publik dhe t’i përdor të gjithë mjetet e fuqisë, madje edhe të detyrimit, që të shkaktoj përçarje në komunitetin akademik, por edhe të stigmatizoj dhe t’i frikësojë në veçanti kolegët më të rinj (docentët dhe asistentët) të cilët ose patjetër e kanë të regjistrohen në listën e profesorëve “të aftë” ose të gjobiten pse janë nënshkruar në letrën dërguar Qeverisë dhe Kuvendit. Deri më tani ishim të durueshëm, por presim edhe nga Ju ta ngrini zërin në mbrojtje të dinjitetit tonë. Tanimë durimi është në fund- ne jemi të nënçmuar dhe ofenduar, madje edhe të detyruar të dalin në protesta dhe të flasin para godinës së Kuvendit, vetëm që të tregojmë se jemi të gatshëm me të gjitha mjetet ta mbrojnë autonominë e universitetit. Vlerësojmë se nuk mjafton që me opinionin të komunikohet vetëm përmes deklaratave të zbrazëta të kreut të rektoratit dhe senatit, madje edhe të Konferencës Interuniversitare, kur ligji është para miratimit edhe atë në procedurë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me procedurën demokratike. Jemi të vetëdijshëm se ftesa e dërguar nga Qeveria, për bisedim vetëm tre ditë para leximit të dytë Ligjit (me apo pa amendamente) në Kuvend është hedhje pluhur në sy dhe krijim të një dialogu të paqenë me ne, si komunitet i akademikëve. Ne me indinjatë refuzojmë t’u japim legjitimitet post festum.
Me këtë letër, ne profesorët e universitetit e “Shën Kirili dhe Metodi” që jemi anëtarë të “Plenumit të Profesorëve”, profesorë aktual dhe të pensionuar, por edhe senatorë dhe akademikë, kërkojmë nga Ju publikisht të qëndroni në mbrojtjen e dinjitetit të universitetit tonë (dhe të universiteteve në përgjithësi), kërkojmë publikisht të tregoni për ajkën kundër personaliteteve –kolegë tuaj të nderuar. Presim që me një angazhim më të fuqishëm të qëndroni në mbrojtjen e qëndrimeve të thëna konsensuale të fakulteteve, por edhe që mos të lejoni për herën e tretë të manipuloheni me gjoja debat të organizuar nga Qeveria. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim konstruktiv për përpilimin e një ligjit tërësisht të ri për arsimin e lartë, por vetëm në atmosferë demokratike, me afat dinjitoz dhe konsultim të gjerë të të gjithë të përfshirëve.
Në fund, Ju ftojmë Juve, së bashku me kreun e rektoratit që të nënshkruani në letrën të cilën planifikojmë ta dërgojmë deri tek presidenti Ivanov e me të cilën do të kërkojmë të vendos veto ndaj ligjit. Vendi juaj është në mesin e studentëve dhe profesorëve të cilët tanimë dy muaj në mënyrë solidare qëndrojnë në linjë të përbashkët për mbrojtjen e universitetit, në veçanti të UShKM-së.
Me respekt,
Plenumi i Profesorëve të UShKM-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.