fbpx

Ryshfet, skandal dhe video lenta në Greqi

-

Skandal i ri politik pas akuzave të deputetit të Grekëve të Pavarur , Pavlos Haikalis për tentativë të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve presidenciale. Pas paralajmërimeve të kryeministrit grek Andonis Samaras se Haikalisi i përgatit padi për shpifje për shkak të  akuzave se Samaras personalisht qëndron pas tentativës për ryshfet, sot Aposlolupos doli me akuzat e tij në të cilat pohon se e gjithë biseda në video ka qenë e kurdisur  me qëllim të shtrembërohet  politika  joetike e Halikalisit.

Sipas Apolstolopulosi, i cili sot ishte në prokurorinë greke u mor në pyetje, ai personalisht është përpjekur të shtyjë Haikalisin të pranoj se dëshiron dhe do të pranonte ryshfet që njeriut të parë të partisë t’i tregojë, Panos KAmenos, se në radhët e vete partiake ka deputet me etikën politike zero. Sipas Apostolopulos, Hailakis në bisedat e tyre disa herë i ka potencuar se i duhen dhe bisedën ka orientuar se do të pranonte ryshfet . Pikërisht edhe për këtë pohon se e gjithë biseda në video e cila arrit deri në Prokurorinë e Greqisë,  dhe për të cilën Haikalis pohon se tregon bisedë ku i ofrohet ryshfet prej 2-3 milion eurosh që të votoj kandidatin e Demokracisë së Re dhe PASOK, në fakt ka qenë përpjekje që të dëshmohen ngjyrat e vërtetat të deputetit të Grekëve të Pavarur.

Pas bisedës informative Apolstolopulos, Prokuroria greke nesër thirri Haikalisin edhe Kamenos për një bisedë tjetër informative.

Është e pamundur të kuptohet se në të vërtet ka pasur tentativë për ryshfet, a do të pranohej, a ka qenë i skenar i përgatitur  që të tregohet lojaliteti i deputetëve të Grekëve të Pavarur ose është vetëm një teatër i madh për të fituar më shumë  vota para zgjedhjeve. Besueshmëria e video- incizimit po hetohet nga polica greke, ndërkaq  spekulimet nga burime të policisë në mediume janë se incizimi mundet të montohet.

Klima e kaosit politik, akoma më shumë  përkeqësuan pohimet e dy deputetëve të pavarur se e mundur është  të jenë “shitur” edhe deputetë të tjerë, sepse disa prej tyre kanë qenë kundër masave të kursimit, në rrethin  e parë kanë votuar për Stavros Dimas.

Analistët politik të gjithë këtë kaos e shohin thuajse si shenjë të sigurt se gjithçka po shkon në drejtimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe secila parti ka betejën e vet parazgjedhore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.