fbpx

Plenumnistët takim urgjent në kabinetin e Gruevskit

-

Kryeministri Nikola Gruevski u ka bërë thirrje studentëve dhe profesorëve në takim të jashtëzakonshëm që filloi më 12 e 30 minuta.

Nga “Plenumi studentorë” thonë se iniciativa e kryeministrit Gruevski i është lajmëruar grupit punues të Universitetit “Shën Kirili e Metodij” i cili kishte takim sot në mëngjes në orën 9 dhe ku morën pjesë përfaqësues të Plenumit Studentor dhe Plenumit të Profesorëve.

-Nuk është korrekte këto takime të caktohen prej orës në orë. Vendosëm që në takim të shkojnë dy përfaqësues nga Plenumi studentorë, Hristian Davidoviq dhe Konstantin Bitkarov dhe dy nga Plenumi I profesorëve midis të cilëve Gordana Siljanovska- Davkova. Vendosëm të shkojmë dhe t’i njoftojmë kërkesat tona gjegjësisht linjat tona të kuqe e jo të negociojmë. Qëndrimi jonë është se kërkojmë vendosje urgjente të moratoriumit për ndryshime në Ligjin e arsimit të lartë derisa sa mos të sillet ligj i ri me analizë gjithpërfshirëse- thotë Darko Malinovski nga Plenumi studentorë.

Në takim me kryeministrin, përvep përfaqësues të plenumeve, kishte edhe përfaqësues nga UShKM, si rektori, pro- rektorë, dekanë dhe senatorë.

Nga Plenumi studentorë thonë se pa marr parasysh rezultatit të takimit me kryeministrin, ata nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.