Nuk ka ilaçe me recetë nëpër barnatoret, pacientët protestojnë dhe paguajnë

-

“Nuk ka barna me recetë”, reagojnë shkupjanët, duke shtuar se me ditë të tëra kërkojnë barna, por nuk mund t’i gjejnë, përveç nëse  të njëjtat i blejnë “privat”.

Ashtu siç thonë për “Meta”, bëhet fjalë për antibiotikë dhe për barna për personat e sëmurë nga kanceri, që askund nëpër Shkup nuk mund të gjinden me recetë.

Nga barnatoret e qytetit thonë që ata punojnë me kuota të barnave që mund t’i japin me recetë dhe kur t’u mbarojë numri i paraparë, patjetër duhet të pritet në muajin e ardhshëm. Thonë që problemi nuk është tek ata, por te rregullat që i ka vendosur Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Tomica Novakovski, nga lagja “Aerodrom” e Shkupit, tërë ditën ka kërkuar antibiotik me recetë për shkak se mjeku i ka konstatuar inflamacion të mushkërive të bardha. Por, ashtu siç thotë, askund nuk mund të gjejë me recetë, ndërkaq mund t’i blejë vetëm me çmim të rregullt.

“Tërë qytetin e kalova të kërkoj antibiotik dhe asgjë. Menjëherë u shkruajta Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq nga atje më thanë që ditët e ardhshme do të ketë. Të njëjtët gjë ma kanë thënë edhe nga barnatoret. Dhe tani, çfarë duhet ë bëj? Të pres të vijë i pari? A shëndeti im? Çfarë nëse nuk kam para t’i blejë me çmim të rregullt?”, pyet Novakovski.

Me të njëjtin problem përballet edhe Sonja Milenkovska, e cila është e sëmurë nga kanceri dhe pranon terapi të rregullt nga barna “tamoksifen”.

“Askund nuk mund ta gjesh me recetë. Në barnatore u thash që ky ilaç më është shumë i rëndësishëm, por ata i ngritën supet dhe thanë që nuk është te ata. Nuk e di problemin, vetëm kështu nuk mundet të jetohet. Për disa njerëz barnat janë më të rëndësishme se ushqimi”, thotë Milenkovska.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...