fbpx

Mjekja e infektuar ka qenë e ftuar, por nuk ka marrë pjesë në simpoziumin për dermatologji në Shtip

-

Shkurt kohë pasi që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë, e infektuar me kronavuris, kanë filluar thirrjet telefonike tek organizatorët e Simpoziumit Ndërkombëtar për Dermatologji, që më 28 dhe 29 shkurt është mbajtur në Shtip dhe Shkup, njofton Meta.mk.

Organizatori i simpoziumit është universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, Vetëm ditën e parë të simpoziumit ka pasur rreth 400 pjesëmarrës – profesorë, mjekë dhe studentë, derisa në ditën e dytë në Shkup ka pasur rreth 300 persona.

“Mjekja e sëmurë nuk ka marrë pjesë në simpozium. Ka qenë e ftuar, por nuk i është përgjigjur ftesës”, informuan për Meta.mk, nga Universiteti i Shtipit.

Deri në konfirmimin e kësaj informate, ishte i pranishëm shqetësimi nga infektimi i mundshëm i shumë personave, veçanërisht kur bëhet fjalë për tubim prej rreth 700 personave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.