fbpx

Kocijançiq pas konferencës për shtyp të Zaevit: BE është e shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni

-

Bashkimi Evropian përmes Maja Kocijançiq, zëdhënëses së Federika Mogerinit, shefes së diplomacisë evropiane, dha koment të shkurtër për konferencën e shtypit të LSDM-së opozitare në të cilën lideri Zoran Zaev publikoi se pushteti përmes shërbimeve të veta ka përgjuar mbi 20 mijë qytetarë dhe nxori për këtë audio regjistrime si dëshmi.

Për BE-në për momentin më me rëndësi është që të respektohen standardet demokratike dhe juridike. Brukseli është e shqetësuar për ngjarjet në Maqedoni- thotë Maja Kocijançiq.

-Tanimë e kemi shprehur shqetësimin tonë në rritje për ngjarjet në vend, menaxhimi me këtë temë dhe ndikimin që e ka ndaj klimës politike në shtet. Insistojmë që të respektohet parimi thelbësorë i lirisë së shprehjes. Ndërsa kur jemi tek hetimi- transparenca, mos-animi, gjykimi korrekt dhe respektimi i prezumcionit të pafajësisë në përputhje me standardet evropiane patjetër duhet të sigurohen që të ketë opinioni besim në këtë proces. Është koha që aktorët politik të tregojnë përgjegjësi dhe të futen në dialog konstruktiv dhe ta kthejnë fokusin e prioriteteve strategjie të shtetit dhe qytetarëve- thotë Kocijançiq.

T.M

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.